Irani e ka quajtur princin mbretëror saudit “të papjekur”, pasi ai e krahasoi udhëheqësin supreme iranian si Hitleri i Lindjes së Mesme.
Në një luftë fjalësh me dy rivalëve rajonalë, ministria e jashyme e Iranit tha se princi Mohammed bin Salman duhet “të peshojë fatin” e diktatorevë rajonalë, transmeton portali arbresh.info
Princi, sundimtari de facto i Arabisë Saudite, është duke e akuzuar rëndë Iranin. Për Neë York Times ai ka theksuar se nuk do lejojë përhapjen e ndikimit të Iranit.
“Ne kemi mësuar nga Europa se pajtimi nuk funksionon. Në nuk duam që Hitleri i ri në Iran të përsërisë atë që ndodhi në Europë në Lindjen e Mesme”, tha ai, duke ju referuar Ayatollah Ali Khameneit.
Komentetet e tij kanë ndezur një zjarr në qeverinë iraniane.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Bahram Qasemi e quajti princin “aventurier, të papjkeut, të pajkudesshëm dhe të pasjellshëm”.
“Unë fuqimisht e këshilloj atë të mendojë dhe të meditojë për fatin e diktatorëve të famshëm të rajonit në vitet e fundit, sidomos tani që konsideron të ndryshojë politikat”, tha ai./arbresh.info/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?