Avokati Tahir Rrecaj ka thënë se mospranimi i një numri dëshmish dhe vendimi lirues i gjykatës për akuzat ndaj Fatmir Limajt tregojnë se krejt rasti ishte montuar nga vendorët dhe ndërkombëtarët.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se duhet kompensuar dëmi që i është bërë Limajt, ndërsa ka kërkuar që misionit të EULEX-it në Kosovë të mos i vazhdohet as edhe dy ditë, lëre më dy vjet siç është kërkuar.
“Është i kuptueshëm reagimi dhe fjalimi emocional i Fatmir Limajt, pasi akuzat ndaj tij kanë qenë të pabaza. Besoj ju kujtohen ngjarjet spektakolare të viti 2010, bastisjet dhe arrestimi i Limajt, si dhe deklarata e ish-kryeprokurorit të EULEX-it për këtë çështje, se kinse kanë dëshmi që ai ka keqpërdorur 80 milionë euro”, tha ai. “Prokuroria nuk ka pasur asnjë provë dhe do të ishte e çuditshme që të ankohen në këtë vendim, pasi edhe vet ngritja e akuzës ka qenë e habitshme, marrë parasysh faktin që nuk ka pasur fakte, kur kjo është bërë. Ky është një rast i montuar nga vendorët dhe ndërkombëtarët”.
Sipas tij, “ky rast dhe rastet tjera kanë dëshmuar që misioni i EULEX-it ka dështuar në Kosovë”.
“Ata kanë pasur mision sundimin e ligjit, por kanë punuar dhe vepruar ashtu siç nuk duhet. Unë kurrë nuk kam marrë shembull nga puna e tyre, pasi kanë dështuar krejtësisht. Mandati nuk duhet t’u vazhdohet as edhe dy minuta, lëre më dy vjet, sic po propozohet”, ka thënë Rrecaj.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...