Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka kërkuar nga klubi për të nënshkruar me mesfushorin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, para Mesut Ozilit.
Reprezentuesi argjentinas i ka thënë trajnerit Ernesto Valverde dhe presidentit të klubit, Josep Maria Bartomeu, për të vënë si prioritet transferimin e brazilianit duke marrë parasysh rënien e vazhdueshme të formës së Mesut Ozilit, transmeton portali arbresh.info.
Lojtari që dëshiron të largohet nga Arsenali do të mbetet pa kontratë gjatë verës dhe mund të largohet nga “Topçinjtë” falas, katër vite pas transferimit për 42 milionë funta.
Bazuar në një raport nga ‘Diario Gol’, Messi është duke kërkuar nga klubi për të nënshkruar me mesfushorin e ri dhe beson që Ozil, si një 29 vjeçar, është shumë i vjetër.
Ai preferon të pres deri në qershor për të nënshkruar me Coutinhon sesa të siguroj shërbimet e Ozilit në janar./arbresh.info/
Bedri Hamza i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet pavarësisht s...
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Mit...
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...
Spalletti flet për minutat e pakta të Edon Zhegrovës
Limaj: Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...