Mbrojtësi francez ka bërë vetëm pesë paraqitje këtë sezon dhe City dëshiron tashmë të nënshkruaj me një tjetër qendërmbrojtës.
Eliaquim Mangala i ka shtuar pakënaqësitë për qendërmbrojtje te Pep Guardiola duke pranuar se mund të largohet nga Manchester City në muajin janar, transmeton portali arbresh.info.
Francezi ka bërë vetëm pesë paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon pas dështimit për të siguruar një transferim larg nga klubi në Etihad verën e kaluar.

Guardiola preferon lojtarët si Vincent Kompany, Nicolas Otamendi dhe John Stones në zemër të mbrojtjes së tij këtë sezon. Por, lëndimi i këtij të fundit si dhe mungesa e gjendjes së mirë shëndetësore të Kompanys do të thotë që Mangala mund të rikthehet në formacionin startues.
Megjithatë, Guardiola ka zbuluar se ka ndërmend të transferoj një tjetër qendërmbrojtës këtë dimër pas përpjekjeve për të siguruar shërbimet e Jonny Evans nga West Bromi.
Virgil van Dijk besohet të jetë shënjestra kryesore e trajnerit të Manchester Cityt dhe Southamptoni është i hapur për të shitur atë për një tarifë të lartë./arbresh.info/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë