Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Prizrenit, Mytaher Haskuka nuk jep asnjë prognozë për ngjarjet që do të ndodhin nëse pas rinumërimit të votave në Prishtinë dhe Prizren, nuk dalin në favor të këtyre kandidatëve.
Haskuka në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel, tha se qytetarët nuk duhet të provokohen dhe të iu mohohet vota e lirë.
“Nuk mund të them asgjë momentalisht. Shpresoj që Gjykata Supreme do të anulojë këtë vendim. Shpresoj që nuk i provokojnë qytetarët e Kosovës, nëse ky është provokim ndaj vullnetit të votuesve çdo provokim do të ketë pasoja. Unë nuk mund them që ata që kanë punuar dhe kanë qenë për ndryshim, që kanë dalë atë ditë për të festuar në Shatërvan dhe kanë mbushë Shatërvanin, nuk do të rrinë të qetë”, tha Haskuka në Fakt Plus.
Haskuka shton se nuk ka besim as në PZAP dhe as KQZ.
Gashani:Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe ...
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McG...
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për ...