Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të japin nënshkrimet për formimin e komisionit për hetimin e SHIK-ut.
Haxhiu ka thënë se VV e ka pasur në program qeverisës formimin e këtij Komisioni dhe fajin pse nuk ndodh kjo është i LDK-së, shkruan arbresh.info.
“Jepni nënshkrimet për hetimet e SHIK-ut. Pse po hezitoni. Hajde nëse jeni për ta hetuar SHIK-un hajde ta bëjmë bashkë komisionin hetimor që i adreson të gjitha pretendimet. Pse nuk u bë qeveria i ka fajet LDK-ja, konkretisht Isa Mustafa sepse ai nuk e dëshiron VV në krye të pushtetit sepse e din se edhe ai do të hetohet”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka kritikuar qeverinë Haradinaj se rritjen e numrit të zëvendësministrave./arbresh.info/
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë