Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngritur në renditjen e re të publikuar nga FIFA.
Pas fitores 4 me 3 ndaj Letonisë, takim miqësor i zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë javë më parë, triumfi ka pasur ndikim në këtë ngritje, shkruan portali arbresh.info.
Përfaqësuesja jonë është ngritur për nëntë vende në renditjen e re të publikuar sot (e enjte) nga organi drejtues i futbollit.
“Dardanët” tani kanë 97 pikë dhe gjendet në vendin 174-të.
Në fitoren dramatike, Kosova ishte e udhëhequr nga trajneri Muharrem Sahiti, i cili është emëruar si trajner i përkohshëm nga Federata e Futbollit të Kosovës pas largimit të Albert Bunjakit./arbresh.info/
https://twitter.com/NOCKOSOVO/status/933632453847240704
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër