Ekuadori ka kërkuar nga themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, që të shmangë dhënien e deklaratave që mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit, pasi si shprehur se mbështet pavarësinë e Katalonjës nga Spanja.
Assange, u transferua në ambasadën e Ekuadorit në Londër para pesë vitesh në mënyrë që të shmangë arrestimin mbi akuzat për përdhunim në Suedi, transmeton portali arbresh.info
Deklaratat e tij të bëra përmes rrjeteve sociale ka zemëruar Madridin.
“Autoritetet ekuadoriane i kanë përsëritur Assagnes dëtyrimin e tij për të mos bërë deklarata apo aktivitete që mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndërkombëtare të Ekuadorit, të cilat duhet të ruhen, siç është rasti me Spanjën”, tha ministria e jashtme në një deklaratë.
Në deklaratë thuhet se Assagne “është zotuar që të ndryshoi sjellje dhe të punojë në përputhje me vullnetin e shtetit ekuadorian”./arbresh.info/
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...
Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikua...