Sokol Bode është një prej 3 ish-funksionarëve të policisë për të cilët Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër arresti si të dyshuar për lidhje me grupin e trafikanteve të drogës të vëllezërve Habilaj. Bode ka mbajtur detyrën e drejtorit të Postës së Policisë në Dhërmi.
Pas publikimit nga Partia Demokratike të fotos ku ai shihej i përqafuar me Moisi Habilajn, ndaj tij nisi një hetim nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa. Burimet i thanë lapsi.al se në prill të këtij viti ai u transferua në Shkodër ku mori detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve.
Në 7 prill të këtij viti ai ka marrë masë disiplinore nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe ka qenë në hetim edhe nga SHÇBA, pasi në njësinë Administrative ‘Guri i Zi’ në Shkodër u zbulua një sere të vogël ku u gjetën 87 kubikë kanabis. Përveç tij për këtë rast kanë qenë në hetim edhe 4 punonjës të tjerë policie.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar një urdhër-arresti edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe Gjergji Kohilën, shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë./LAPSI.al
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...