Trajneri i Paris Saint Germainit, Unai Emery ka lavdëruar superyllin Neymar për maturinë e tij duke pretenduar se ka të drejtë të shijojë jetën e tij jashtë fushës.
Strategu spanjoll ka inkurajuar brazilianin për të shijuar jetën e tij derisa është ende i ri, transmeton portali arbresh.info.
“Në stërvitje ai është shumë mirë ashtu si jashtë futbollit, ai mund të kënaqet me shokët e tij”, ka thënë Emery në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Celticut.
“Neymar është i ri, ai gjithashtu ka nevojë të dal dhe të jetë me ta, por ai vazhdon të jetë i përgjegjshëm”
I pyetur rreth interesimit në mesfushorin e Fluminenses, Wendel, ish trajneri i Sevillas insistoi se ai është i fokusuar në skuadrën e tij aktuale.
“Është diçka në të cilin klubi është duke punuar”, theksoi ai. “Kam folur me drejtorin sportiv Antero Henrique rreth kësaj, por është për të ardhmen dhe unë jam i fokusuar në të tashmen”
“Tani, unë duhet të përballem me lojtarët që kam dhe të përgatitem për ndeshjen e ardhshme”
Paris Saint Germain pret sonte (e mërkurë) Celticun në kuadër të xhiros së pesë në fazat e grupeve në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...
Pas përjashtimit nga BBVA, Greta kërkon falje për Juelën: Ed...
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 850, thotë Ministria ...