Pas vetëvrasjes së njoftuar të të burgosurit 20-vjeçar Florian Kodra, burime për Syri.net thonë se SHKB e burgjeve ka zbarkuar në Lezhë, në burgun e Shën Kollit ku dhe ndodhi ngjarja.
Sipas këtyre burimeve, deklaratat kontradiktore dhe shenjat e dyshimta në qafën e të burgosurit në burgun e Lezhës tregojnë se kemi të bëjmë me një vrasje dhe jo vetëvrasje.
Kjo ngjarje që po mbahet e fshehtë nga Policia ngre dyshime të mëdha edhe për lëvizjet e fundit nga Ministrja e re në drejtimin e Burgjeve.
Grupi i kontrollit të Burgjeve mësohet se ka përfunduar hetimin vonë pas mesnatës, kur dhe është rikthyer nga Lezha në Tiranë me një pikëpyetje që po endet në ajër, që Florian Kodra edhe mund të jetë vrarë./Syri.net
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...
Përmbytje e rëndë në Kenia, 62 viktima nga reshjet e dendura
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...