Demokracia Studentore ka organizuar sot një aktivitet në oborrin e kampusit të UP-së saktësisht afër Kishës Ortodokse për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit që i jep të drejtë Kishës në hapësirat e UP-së të drejtë prone.
Kryetari i Demokracisë Studentore, Mexhid Ramusa tha se nuk lejojnë që kjo tokë tu mbetet regjimit serb por UP-së.Ai tha se e kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe se do të kërkojnë nga presidenti i vendit, që të shkarkojnë trupin gjykues të Gjykatës së Apelit.
Ndryshe ky aktivitet i studentëve është penguar nga Policia e Kosovës që nuk lejuan vendosjen e pankartës së studentëve tek objekti i Kishës dhe tek Rektorati dhe si rezultat i kësaj studentët u zotua se tani e tutje do të vazhdojnë të kërkojnë edhe shkarkimin e rektorit, Marjan Demaj.
“Ne e dimë që Rektorati ka neglizhuar punët edhe seancat në lidhje me këtë tokë. Asnjë student nuk e kundërshton këtë aktivitet. Kemi kërkuar që ta kryejmë brenda kishës por Policia nuk po na lejon, ne nuk konfrontohemi me Policinë ata janët tanët. Nuk e di pse nuk po na lejojnë”, tha Ramusa.

27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot