Arsenali beson në nënshkrimin me mesfushorin e Schalkes, Leon Goretzka, për transferimin e tij falas në fund të sezonit.
22-vjeçari do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe është i lirë për të nënshkruar marrëveshje paraprake me ndonjë klub të huaj në muajin janar, transmeton portali arbresh.info.

Mesfushori ka ngjallur interesim te një numër i madh klubesh në Evropë dhe gjigantët në Premierë Ligë, Manchester City dhe Liverpooli besohet se janë të interesuar.
Goretzka ia ka bërë të qartë Schalkes se nuk do të nënshkruaj marrëveshje të re dhe se është në dijeni rreth interesimit nga Arsenali, i cili beson në finalizimin e marrëveshjes.
Arsenali siguroi një marrëveshje të ngjashme me ish bashkëlojtarin e Goretzkas, Seand Kolasinac, në fund të sezonit të kaluar./arbresh.info/
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin