Modelja e njohur, Kendall Jenner ka arritur të rrëzojë nga froni Gisele duke u shpallur modelja më e paguar në botë pas 15 viteve.
Mbretëresha e sfilatave është renditur në krye të listës Forbes për fitimet e 22 milionë dollarëve gjatë vitit.
Të ardhurat e 22-vjeçares janë dyfishuar që nga viti 2016, duke e bërë modelen më të paguar të të gjitha kohërave.
Gisele, 37 vjeçe renditet në vendin e dytë me 17.5 milionë dollarë, ndërsa në vend të tretë Chrissy Teigen me 13.5 milionë. Nuk është e pabesueshme ta shohim Kendall të parën pasi ajo është imazhi i markave të njohura kozmetike apo veshjesh.
Së fundmi, ajo ka marrë pjesë edhe në videoklipin e Fergie, në këngën Enchante. Pritet që suksesi i yllit të reality show, Keeping Up With The Kardashians të rritet çdo ditë e më shumë.

Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...