Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka folur edhe për takimin e qeverive shqiptare, Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, i cili është paraparë të mbahet në Korçë më 27 nëntor.
Haradinaj ka shpalosur disa nga detajet, tema të këtij takimi, të cilat pritet të diskutohen, ndërsa ka thënë se synim i përbashkët i tyre, është që të mos ketë kontroll në pikëkalimin kufitar mes Kosovës e Shqipërisë, njofton Klan Kosova.
”Kemi filluar me punë dhe kam kërkuar që secila ministri të avancojë me cështjen e vet. Disa tarifa veq i kemi të gatshme, për takimin që do të mbahet më 27 nëntor”.
”Po e shohim si një proces të filluar shumë serioz. Kjo është iniciativë e kërkesave shqiptare, por edhe ne kishim plane të tilla. Jemi në proces të shohim si bëhet unifikimi i mallrave. Kemi dhe disa tema të tjera që janë në proces”.
”Kemi qëllim që në mes Kosovës e Shqipërisë, të mos ketë fare kontroll. Edhe në BE përdoret një sistem monitorimi, por ska nevojë me shku me e ndalu secilin. Por, eksizton një evidencë, me anë të teknologjisë”.
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...