Jelena M. nga Beogradi ka lënë fëmijën gjashtë muajsh në parking.
Kjo ngjarje tronditëse ka ndodhur në Beograd. Për shkak të parkimit jo të duhur, karrotreci e ka larguar makinën nga vendi dhe askush nuk e ka vërejtur që ka fëmijë brenda, transmeton portali arbresh.info
“Ka qenë shumë errët. Nuk është dëgjuar asnjë zë apo e qajtur që tregon se ka fëmijë. Duke ngritur makinën ,dikush nga punëtorët ka lajmëruar se fëmija gjendet brenda në makinë”, kanë thënë punëtorët e “Parking servis”.
Ndërsa nëna e fëmijës sipas tyre, është justifikuar se ka shkuar që ta shohë bashkëshortin dhe nuk e ka marrë fëmijën me vet që të mos ketë të ftohtë.
Për më tepër, ndërmarrja “Parking servis” kanë lajmëruar qendrën sociale për mosinteresim të fëmijës nga ana e nënës./arbresh.info /
Trump paralajmëron shtyrjen e vizitës në Kinë për shkak të t...
Rafuna: CEFTA është zhvilluar në një shtyllë kyçe të bashkëp...
Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën që shpall Iranin shte...
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...