Ngritja e nivelit të përfaqësimit diplomatik në mes Kosovës dhe Sllovakisë dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe Odave Ekonomike nga të dyja vendet respektive ishin disa nga çështjet që u diskutuan në takimin, që u zhvillua në MPJ në mes të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe shefit të Zyrës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batar.
Në kuadër të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit kanë ndarë të njëjtin mendim se marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të mira, duke vlerësuar se megjithëkëtë ende ka hapësirë për intensifikimin e bashkëpunimit intensiv ekonomik dhe shfrytëzimin e mundësive të reja që ofrojnë tregjet në këto dy vende./arbresh.info/
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje