Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka kërkuar nga koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj që të tregojnë me kohë kur do të numërohen votat me kusht.
Kjo kërkesë e Dakës ka ardhur me qëllim që mediat të jenë prezente gjatë numërimit dhe gjithçka të jetë transparente, shkruan arbresh.info.
“Ta kemi një ditë që t’i ftojmë mediat dhe përfaqesuesit e partive që të jetë çdo gjë transparente”, ka thënë ajo.
Në mbledhjen e sotme u vendos që 22 zarfe të votave me kusht nga 8 vendvotime të anulohen e po ashtu të kthehet në rinumërim një vendvotim në Prizren./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1603580773040342/
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...