Kostoja e energjisë elektrike vazhdon të jetë një ndër barrierat më të mëdha që pengojnë komunitetin e biznesit në Kosovë.
Kështu u tha në organizimin e Forumit të Biznesit me temën “Pengesa qindra milionëshe : Energjia elektrike”.
Në analizën e bërë nga Oda Ekonomike e Kosovës janë intervistuar 308 kompani të sektorëve kryesorë në Kosovë ku nga to rreth 61 për qind e ndërmarrjeve të intervistuara deklaruan se ndikimi i energjisë elektrike në kostot totale të kompanive është shumë i lartë, gjë që përbën një nga barrierat kryesorë për kompanitë, shkruan arbresh.info.
Safet Gërxhaliu kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës tha se të gjeturat e raportit kanë dal që Kosova dëmtohet më dy aspekte më atë intern që është mosfurnizimi me energji elektrike gjë që ndikoi drejtpërdrejtë në zhvillimin e biznesit në Kosovë.
“Jemi në shekullin XXI dhe të na përcjellin trendet e çkyçjes dhe mosfurnizimit me energji elektrike është e pamundur të flitet për zhvillim. Më shqetësuese në Kosovë mbetet që flitet për ndërtimin e kapaciteteve të reja dhe kjo ka mbetur vetëm një emër”, ka thënë ai.
/arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...