Sulmuesi francez Karim Benzema po cilësohet si problemi kryesor i sulmit të Real Madridit,.
Benzema raportohet se ai është ngopur me kritikat se ai është problemi i sulmit në këtë sezon dhe ka deklaruar se Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane janë po aq fajtos sa ai, transmeton arbresh.info.
Sipas Diario Gol, Benzema i ka treguar presidentit të klubit, Florentno Perez se është i frustruar me fomrën e tij në këtë sezon.

Ylli francez ka shënuar vetëm dy gola në 13 paraqitje.
Sipas raportit, Bezema mendon se do të ishte në formë më të mirë nëse Ronaldo nuk do të luante si sulmues qendror.
Ronaldo ka shënuar vetëm një gol në këtë sezon por Benzema mendon se Zidane po e përkrahë portugezin për shkak të statusit të një superylli dhe dëshirës së tij për ta fituar ‘Topin e Artë’.
Benzema i ka thënë Perezit se nëse nuk mund ndryshon gjendja e tij në klub, atëherë ai do të largohet.
Ish anëtari i Lyonit është pjesë e Realit që nga viti 2009, duke shënuar 182 gola në 378 paraqitje për ‘los blancos’. /arbresh.info/
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...