Arsenali kanë emëruar skautin e njohur Sven Mislintat në pozitën e drejtorit të rekrutimit.
Mislintat është një nga talent zbuluesit më të mirë në botë dhe ai vlerësohet shumë pasi ai ishte që zbuloi Ousmane Dembele dhe Pierre Emerick Abuameyang.
Lajmi është bërë i ditur pasi shefi i skautëve të Arsnealit, Steve Rowley, do të largohet pas 25 vitesh qëndrimi në këtë pozitë.

Largimi i Rowley është konfirmuar por besohet se ai do të mund të ketë mendimin e tij rreth transferimeve edhe pse nuk do të ketë më rol në klub.
Trajneri i klubit, Arsene Wenger ka vlerësuar lartë vendimin e klubit për emërimin e Mislintat duke thënë se është i lumtur.

Ky lajm e ka gëzuar Wengerin pasi ai punon me francezin Gilles Grimandi, i cili po ashtu ka një bashkëpunim të mirë me Sven Mislintat.
Me largimin e Rowley, ndikimi i Grimandit do të rritet pasi që Wenger është i fokusuar në tregun francez të lojtarëve.
Arsenali është në kërkim edhe të një drejtori sportiv për të punuar me Mislintat dhe drejtori i Dormtundit, Miachel Zorc është lidhur për të marrë rolin e drejtorit sportiv në klubin londinez.

Megjithatë, klubi gjerman ëshë duke insistuar se drejtori i tyre nuk do të largohet nga pozita. /arbresh.info/
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës