Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dëshiron që të sqarojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur me një gabim teknik që është bërë gjatë futjes së të dhënave të Rezultateve Preliminare, pasi është përmbyllur numërimi në Vendvotim.
Sipas këtij sqarimi, në Vendvotimin 1921X/01R dhe në Vendvotimin 1921X/02R në komunën e Prishtinës, gjatë futjes së të dhënave të Rezultateve Preliminare janë shënuar gabim të dhënat të cilat më pas janë transmetuar në faqen zyrtare të KQZ-së, tek linku i Rezultateve Preliminare (Jo-Përfundimtare).
Pra, ky gabim është përmirësuar dhe do të paraqitet në linkun e rezultateve në faqen e KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për qëllim të saktësimit të informacionit, njofton se të dhënat që vijnë përmes sistemit K-Vote nuk përbëjnë Rezultatin Përfundimtar, sepse Rezultatet Përfundimtare mbështetën në të dhëna nga formularët origjinal që vijnë nga Vendvotimet.
Në vazhdim gjeni tabelën për të parë ndryshimet e bëra nga futja e të dhënave të Rezultateve Preliminare në Formularët e Përputhjes dhe Rezultateve:

U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...
Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilat...
Policia bastis zyrat e ‘X’ në Paris, Elon Musk ftohet për in...