Kandidati i AKR-së Agim Bahtiri që ka fituar garën e balotazh në Mitrovicë ka organizuar sot një festë me simpatizantët dhe qytetarët në Mitrovicë.
Ai, para qindra të pranishmëve tha se e do Mitrovicën dhe banorët e saj.
“E dija që keni punuar shumë në çdo cep në çdo lagje keni trokit për një të ardhme më të mirë për ju dhe familjen tuaj. Nuk e kemi pas lehtë. E duam këtë vend me zemër. Nuk ka kush të na frikësoj neve”, tha Bahtiri.
Ai tha se arsenali i Kadri Veselit dhe SHIK-ut nuk ka arritur t’i mund.
“Arsenali i Kadri Veselit..mos të harrojmë edhe SHIK-un që luftuan për të na mundur neve, por ne jemi ma të fortë nuk na mund kush. Qytetarët e kanë kuptuar edhe në 2013 e kanë kuptuar edhe ne 1017 se do të vazhdojmë me një qytet evropian një qytet të arsimin e kulturës”, tha ai.
Të pranishëm në festë ishte edhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ministrja Albena Reshitaj, deputeti i AKR-së Ismal Pacolli e shumë anëtarë tjerë të AKR-së.
Në këtë mbrëmje muzikore pritet të përformojë edhe reperi i njohur kosovar Ledri Vula./arbresh.info/
https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/videos/555357751475408/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...