
Shkodran Mustafi dëshironte të transferohej te gjiganti në Serie A - Interi
Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka qenë i acaruar kur është pyetur për një largim të mundshëm nga Emirates.
Mustafi thotë se gazetat shpikin gjëra vetëm që të mbushin faqet, pasi nuk dinë asgjë se çfarë ndodh në zhveshtore.
“Largimi nga Arsenal? Kjo është puna e juaj. Ju po më pyetni për këtë, sepse kjo është puna e juaj nga jashtë, të flisni kinse dini gjithçka”, tha fillimisht Mustafi për mediat angleze.
“Ajo çfarë ndodh në zhveshtore është e vërteta. Nuk e kuptoj pse njerëzit flasin për gjëra të cilat nuk i dinë. Ka shumë gazeta që duhet të shkruajnë diçka, sepse është e mërzitshme të jenë faqet bosh”, vazhdoi ai, shkruna Express.
“Unë jam duke qëndruar para jush me fanellën e Arsenalit”, tha krejt në fund Mustafi.
Mustafi thuhej se gjatë verës së kaluar ishte pranë largimit nga Arsenal dhe kalimit në Itali të skuadra e Interit.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...