Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shqyri Bytyqi do të marrë pjesë në konferencën përmbyllëse të Javës kundër braktisje së shkollimit, me moton “Mundësi të barabarta në arsim për të gjithë”.
Gjatë këtyre ditëve, MAShT ka organizuar një sërë aktivitetesh në shkollat e Kosovës, në lidhje me këtë temë.
Sipas PSAK dhe Planit kundër braktisjes, MASHT/ EPRBMSH e shënon si ngjarje të përvjetshme Javën kundër braktisjes së shkollimit, me moton” Mundësi të barabarta në arsim për të gjithë”.
Me këtë rast shpërndahen doracakët për EPRBM, broshura, raporti i monitorimit të DKA-ve dhe shkollave, si dhe ndahen mirënjohje dhe shpërblimet për shkollat më aktive në trajtim të braktisjes.
Për të siguruar qasje të barabartë në arsim, MASHT ka treguar përkushtimin e veçantë në trajtim të problemit të braktisjes.
Kështu, në vazhdimësinë e aktiviteteve për zbatimin e legjislacionit vendor ( Ligjit të arsimit parauni-versitar dhe akteve nënligjore), Konventës për të drejtat e fëmijëve, Planit Strategjik të Arsimit dhe Planit kombëtar të Veprimit kundër Braktisjes së shkollimit, MAShT në vitet e fundit i ka realizuar një varg aktivitetesh:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...