Në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut, është raportuar se në qendrën e vetme të votimit atje, ka pasur disa shkelje.
Bëhet fjalë për votim të hapur gjë të cilën Klan Kosova ka arritur edhe ta konfirmojë.
Vlora Latifi nga Demokracia në Veprim, ka thënë se ka pasur dy raste të raportuara nga vëzhguesit e DNV-së, se dy votues kanë votuar jashtë kabinës duke e bërë publike votën e tyre, njofton Klan Kosova.
Të njëjtën gjë e ka thënë edhe Haki Maxharraj, kryesues i vendvotimit numër katër në Vrellë, i cili e ka konfirmuar incidentin, duke shtuar se kjo nuk e ka penguar aspak procesin zgjedhor në këtë vendvotim.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...