Votimi ka filluar edhe në qendrën më të madhe të votimit në Istog, në shkollën “Haxhi Zeka”.
Kjo qendër ka 10 vendvotime dhe të drejtë vote kanë 8352 persona.
Menaxheri i kësaj qendre Brahim Bytyqi ka treguar për Klan Kosovën se qendra e votimit është hapur me kohë dhe procesi i votimit po zhvillohet normalisht.
Për shkak se ende janë orët e para të votimit, është parë një numër shumë i vogël i votuesve, kjo pritet të ndryshojë në orët në vijim dhe të ketë fluks më të madh votuesish.
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi