Derbi i parë madrilen në stadiumin e ri Wanda Metropolitane, që ‘Los Blancos’ e përlyen me gjak, ka përfunduar pa gola.
Atletico Madridi dhe Real Madridi kanë barazuar 0 me 0 në derbin madrilen të zhvilluar në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga mbrëmjen e së shtunës, shkruan portali arbresh.info.
Përveç shanseve të shumta nga skuadra e Zinedine Zidanes, nuk munguan as incidentet në këtë super ndeshje.
Karim Benzema ishte goditur fuqishëm në kokë me top nga sulmuesi Angel Correa gjatë pjesës së parë, gjë që bëri që ndeshje të ndërpritet për disa sekonda për shkak të reagimeve të ashpra nga lojtarët e Real Madridit.

Kampioni i Spanjës kërkoi penallti në minutën e 36′, kur Serigo Ramos u godit në fytyrë nga Lucas Hernandez i Atletico Madridit.
Të gjithë kërkuan penallti, por gjyqtari i ndeshjes David Fernandez Borbalon mendoi ndryshe. Kapiteni i Real Madridit ishte detyruar të largohet nga fusha me hundë të thyer, gjë që u konfirmua pas pak minutash nga klubi, duke u zëvendësuar nga Nacho.

Në pjesën e dytë, Real Madridi vazhdoi dominimin dhe kishte një mori shansesh por takimi përfundoi pa gola.
Atletico Madridi dhe Real Madridi kanë nga 24 pikë, por ‘Los Blancos’ qëndrojnë në pozitën e tretë të tabelës për shkak të golaverazhit. Kreu i takon Barcelonës me 34 pikë./arbresh.info/
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...