Atje u rrit, u shkollua, punoi si gazetar në mediumet më të mëdha të vendit, pastaj punoi për Ministrinë e Jashtme austriake.
Ndërsa sot, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, në turin e parë të takimeve në Diasporë, zgjodhi Austrinë, ose austriaket e zgjodhën pasi u ftua nga Vjena zyrtare së bashku me bashkëshorten, Jehonën.
Madje, edhe po gëzon mbështetje dhe nga diaspora shqiptare në këtë vend.
Së fundmi së bashku me Konsullin e Republikës së Kosovës, Imer Lladrovci në Vjenë dhe Konsullin e Republikës së Shqipërisë në Vjenë, takuan drejtues të Shoqatave Shqiptare, studentë dhe mësues që veprojnë në Austri.
Në këto takime ndër tjerash diskutuan për sfidat e bashkatdhetarëve tanë në këtë shtet, si dhe ata u informuan mbi risitë që do t’i ndërmerr Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në vitin 2018.
Albinfo.ch kujton se gjatë mbledhjes së dy qeverive në Korçë pas disa ditësh, për herë të parë do të nënshkruhen marrëveshjet ndërmjet dy ministrive përkatëse të Diasporës për unifikimin e politikave dhe strategjive në këtë drejtim.
Ministria e Diasporës e Kosovës ka një traditë disavjeçare, ndërkaq ajo e Shqipërisë, sapo është formuar dhe drejtohet nga ministri Pandeli Majko.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...