Eliminimi i Italisë, nga kampionati botëror “Rusi 2018”, nuk është pritur aspak mirë nga mediat italiane.
Ato kanë nisur një sulm frontal në drejtim të presidentit të federatës italiane dhe presidentit të saj, Carlo Tavecchio.
Sipas mediave të vendit fqinj, presidenti ka gabuar në momentin që ka emëruar Gian Piero Venturën në krye të skuadrës, ose më saktë në zëvendësimin e tij me De Biasin.

Ky i fundit, që në atë kohë drejtonte Shqipërinë, ka qenë për disa ditë i përzgjedhuri i Tavecchios, por pas këshillës së Marcelo Lipit, ai ka ndryshuar mendim.
“Në rast se De Biasi do të kishte marrë drejtimin e Kombëtares, sit gjërat do të ishin ndryshe”, kanë shkruar ndër të tjera mediat italiane.
Ndryshe, raportohet se në krye të Azurrëve mund të vjen ish-trajneri i shumë skuadrave evropiane, Carlo Ancelotti.
Matura Shtetërore në Shqipëri/ Mbi 26 mijë maturantë i nënsh...
Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestë sot ...
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj