Kryetari i Lëvizja Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se dënimi i katër aktivistëve të Vetëvendosjes me 21 vjet burg është politik dhe nuk ka sjellë aspak drejtësi.
Ymeri tha se vendimi i sotëm është marrë pikërisht dy ditë para zhvillimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale është bërë me qëllim që të dëmtohet Lëvizja Vetëvendosje, shkruan arbresh.info.
“Ky vendim nuk sjell drejtësi, nuk e zbardh rastin por synon të mbuloj vdekjen e Astrit Deharit. Vetë data kur është caktuar data e dënimit, tregon se synim i këtij vendimi ka qenë të dëmtohet lëvizja Vetëvendosje. Kjo nuk e ndal lëvizjen Vetëvendosje, madje madje, ky vendim skajshmërish i padrejtë e dëshmon se sa thellë është kapur shteti, sa i padrejtë është gjyqësori”, ka thënë Ymeri.
Ai ka shtuar se mobilizimi i Vetëvendosjes do të rritet më 19 nëntor.
“I ftoj të gjithë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të jenë të angazhuar e të mos e humbin fokusin nga beteja jonë politike. Kësaj lufte do t’i përgjigjemi me mobilizim, politik në secilën betejë tonë”, ka përfunduar Ymeri.
Të dënuarit e sotëm janë Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti e Adea Batusha.
Ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1599613356770417/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...