Fuqizimi i trurit të njeriut nëpërmjet mikroçipëve mendohet prej vitesh në botën e fantashkencës dhe tashmë të gjithë, me optimizëm ose jo, e pranojnë se herët apo vonë do të ndodhë.
Në fakt kjo gjë ndodhi. Disa elektroda janë përdorur për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme memorien e një grupi personash, sipas kërkimit të bërë nga një ekip i Universitetit të Kalifronisë së Jugut dhe i publikuar në revistat shkencore “IOPscience” dhe “New Scientist”.
Këto elektroda ishin përdorur më parë për arsye të tjera, si për shembull për trajtimin e rasteve të rënda të epilepsisë.
Këtë herë shkencëtarët i përdorën këto elektroda për të stimuluar pjesët e turit përgjegjëse për memorien dhe rezultatet dhanë një rritje me 30 për qind gjatë zhvillimit të testimeve.
Megjithatë, skenarët ku truri i njeriut shndërrohet në një USB ashtu sikurse tregohet në filmat e tipit “Matrix” janë shumë larg, shkruan ata.
Objektivi fillestar është që të ndihmohen ata që kanë probleme të memories. Ky parim mund të zgjerohet më pas në zonat e tjera të trurit, duke i sjellë përfitime personave që vuajnë nga paaftësi të ndryshme.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë