Trajneri i Paris Saint Germainit, Unai Emery ka hedhur poshtë mundësinë që Neymar të largohet nga klubi.
“Kur ne transferuam atë (nga Barcelona) ishte me një qëllim i vetëm, klubi dhe presidenti dëshironin nga ai të qëndrojë dhe ai do të shkojë këtu”, u ka thënë Emery gazetarëve, transmeton portali arbresh.info.
“Të gjithë futbollistët janë njerëz para se të jenë futbollistë. Kam folur me Neymarin dhe kjo është më e rëndësishme sesa thashethemet”
“Adaptimit është ndryshme për çdo lojtar. Ne jemi duke bërë gjithçka për t’i ndihmuar atij të adaptohet sa më mirë që është e mundur. Por gjëja më e rëndësishme është fusha dhe performancat e tij këtu”
Neymar ka kontribuuar në gjithsej 18 gola brenda vetëm 12 paraqitjeve në PSG këtë sezon, duke shënuar 11 dhe duke krijuar shtatë tjera.
25-vjeçari së fundmi është kërkuar për transferim nga rivali i përbetuar i Barcelonës – Real Madridi./arbresh.info/
Eurovizioni feston 70-vjetorin në Vjenë
Rregull i ri për automjetet në Bashkimin Evropian
YouTube teston një funksion të ri
Uji në gju nuk duhet shpërfillur: Shenjat që tregojnë kur du...
Yndyrat nuk duhen shmangur: rëndësi ka cilat zgjidhni dhe si...
Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje