Policia ka filluar aksionin për t’i kontrolluar shoferët se a janë përgatitur për fillimin e sezonit dimëror.
Njësiti për kontrollimin e shoferëve nëpër autostrada ,dje nuk shqiptoi gjoba. Por, bëri të ditur se nga sot (e enjte, 16 nëntor) do të fillojnë dënimet.
Me ardhjen e stinës së dimrit, rrezikshmëria në komunikacion rritet, andaj policia apeloi te qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe të përgatitur me pajisjet e nevojshme dimërore.
“Një pjesë jo e madhe nuk e dinë se sot ka filluar sezoni dimëror. Por, ne kemi marrë një aksion edhe sot, edhe ditëve paraprake, për informim të qytetarëve, dhe të vetëdijesimit të tyre se prej të 15-tit fillon sezoni dimëror, dhe mjetet e tyre duhet të jenë të pajisura me pajisje dimërore, në mënyrë që të parandalohen aksidentet”, ka thënë për transmetuesin publik Argjend Gashi, toger në njësitin për kontroll në autostrada.
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...