humëkush po e sheh si të qëlluar vendimin e Komunës së Gjilanit që shtatoren e Idriz Seferit ta vendosin në vendin ku deri më tani ka qenë e vendosur shtatorja e ashtuquajtur “Ushtari i panjohur”.
Drejtori i Fondacionit “Idriz Seferi”, Sabri Kadriu, tha se shtatorja e kaluar nuk ka qenë simbolikë e një luftëtari për lirinë e Kosovës, por “një partizani që ka kryer krime ndaj shqiptarëve”.
Se shtatorja e kaluar ka qenë simbolikë e masakrave ndaj shqiptarëve nga partizanët, këtë po e thotë Sabit Rrustemi, zyrtar për promovim të trashëgimisë kulturore në Gjilan.
Ndryshe, shumë artistë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga Gjilani ishin kundër vendimit që t’i ndërrohet lokacioni “Ushtarit të panjohur”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...