Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot debatohet për zhvillimet në Kosovë në periudhën tremujore, prej 16 korrikut e deri më 15 tetor të këtij viti.
Në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili do të shërbejë si bazë për diskutim të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, theksohet, pos tjerash, se lavdërohen “përpjekjet e institucioneve të Kosovës për ta mbajtur ambientin paqësor në periudhën e gjatë të paqartësisë politike pas zgjedhjeve legjislative më 11 qershor”.
Më tutje, në raport theksohet se një pjesë e rëndësishme e realizimit të synimeve është edhe “progresi i qëndrueshëm në normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
Në raportin e publikuar në faqen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Internet, po ashtu, thuhet se në dialogun politik Prishtinë – Beograd, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, “kërkohet vendosmëri në përkushtim dhe pranimi se implementimi i marrëveshjeve të nënshkruara në vitin 2013 shpeshherë është vonuar”.
“Marrëveshjet e nivelit të lartë, ato të vjetrat dhe të rejat, kanë kuptim vetëm nëse mbështeten nga përkrahja me bazë të gjërë dhe aksion nga të dy palët”, thekson raporti.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën