Shumica e njerëzve kanë probleme me shëndetin mendor në një fazë të jetës së tyre, e disa më shumë se tjerët.
Por ndryshimi i disa gjërave në përditshmëri mund t’ju ndihmojë për këtë problem.
Ecni kokëlartë dhe me shpinë drejt
Një studim ka treguar se duke u përpjekur tërë kohën të ecni kokëlartë dhe me shpinë drejt, ju jeni më të prirë të keni disponim më të mirë.
‘Time’ raporton se duke ecur me shpinë të lakuar, ju jeni më të prirë të përqendroheni në gjërat negative.
Bëni ushtrime fizike
Të ushtruarit tri herë në javë e zvogëlon rrezikun e depresionit për q19 për qind. Hulumtuesit tregojnë se personat aktivë janë më pak të prirë të bien në depresion, ndërsa personat në depresion janë më pak të prirë të jenë aktivë.
Flini më shumë
Trupi nuk mund të funksionojë siç duhet nëse nuk flini mjaftueshëm.
Gjeni kohë për vetveten
Mes miqve, familjarëve dhe punës, është mirë që të gjeni pak kohë edhe për veten dhe të shpenzoni kohë duke lexuar, shikuar filma, etj.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...