Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu, thotë qytetarët presin përmbylljen e kësaj çështjeje shkaku i liberalizimit të vizave.
“Duam një proces transparent,” shprehet deputetja Deliu, raporton arbresh.info
Shpejtim Bulliqi, kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, po raporton para Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, rreth shënjimit të kufirit me Malin e Zi.
Në këtë komision ai po i përgjigjet pyetjeve të deputetëve rreth Marrëveshjes që përcakton kufirin me Malin e Zi.
Shpejtim Bulliqi, ish-deputet i LDK-së në Qeverinë e Isa Mustafës, ka qenë ndër më të zëshmit kundër marrëveshjes, duke u shprehur i bindur se Kosova i humbë 8 mijë hektarë.
Kryeministri Ramush Haradinaj, në ditët e para të qeverisjes ka emëruar Bulliqin në pozitën e tanishme për të qartësuar pretendimet për humbje të territorit.
Nga ana tjetër, autoritetet e Malit të Zi, marrëveshjen për kufirin me Kosovën e shohin si çështje të mbyllur.
Ngjashëm edhe ShBA dhe BE, kërkojnë që marrëveshja të ratifikohet dhe kështu t’i hapet rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./arbresh.info/
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...
Kurti në Mushtisht me pensionistët, premton reformë në siste...