Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, ka deklaruar se zgjedhjet rajonale që pritet të mbahen gjatë muajit tjetër në Katalonia, do të ndihmojnë në përfundimin e “krimeve separatist”.
Ai këto komente i ka bërë gjatë vizitës së parë në rajon, që nga vendosja e sundimit të drejtpërdrejtë dy javë më parë, transmeton portali arbresh.info
Duke mbrojtur vendimin e tij në Barcelonë, ai tha se kishte “provuar të gjitha rrugët” pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga qeveria katalanase.
Pas shpalljes së pavarësisë në Katalonia, disa nga liderët kryesorë të vendit janë arrestuar.
Për të kundërshtuar arrestimet nga qeveria spanjolle, në Barcelonë është mbajtur një protestë, ku morrën pjesë rreth 750 mijë persona./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...