Derisa shumë njerëz në botë përballen me pagjumësinë, shqiptarët në Kosovë e Shqipëri nuk e kanë fare këtë problem.
Të paktën, kjo konstatohet nga harta e pagjumësisë e krijuar nga kompania ‘Hillarys’ me bazë në Angli.
Në këtë hartë etiketohen të gjitha vendet në botë ku njerëzit gjatë gjithë kohës klikojnë në rrjetet sociale pasi nuk i zë gjumi.
Përdoruesit mund të shohin vendet e tyre dhe siç duket në këtë hartë, në Kosovë e Shqipëri ky problem ose nuk ekziston fare, ose aplikacioni nuk është përdorur ende.
Në rajon pothuajse është e vetmja Serbia që është etiketuar në hartë.
Amerikanët kryesojnë listën e pagjumësisë me 83 mijë e 952 njerëz që janë etiketuar në hartë.
Brazili është në vendin e dytë me 56,628.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...