Lideri në Liga 1 është duke synuar transferimin e një qendërmbrojtësi me eksperiencë duke sjell atë në Francë nëse largohet nga klubi në Camp Nou.
Javier Mascherano mund të jetë rrugës drejt transferimit te Paris Saint Germaini në fund të sezonit pas ka përmendur tërthorazi largimin e tij nga Camp Nou, transmeton portali arbresh.info. Kontrata e argjentinasit te Barcelona skadon në qershor të vitit 2019 dhe bisedimet për rinovimin e saj ende nuk kanë nisur.
“Ju duhet të dini si ta mbyllni atë fazë, ju nuk duhet t’i prishni raporte”, ka thënë mbrojtësi duke folur për ‘La Nacion’ rreth largimit nga Barcelona.
“Varet gjithashtu nga klubi. Por, këtë herë mund të jetë që vendimi të merret nga unë”
Kur është pyetur nëse mund të rikthehet te klubi i fëmijërisë River Plate, Mascherano tha:
“Nuk e di. Nuk është njëjtë të përballesh me një rikthim në River. Ose unë mund të qëndroj në Evropë apo të shkoj në një ligë që është më pak kërkuese”
Liga më e lehtë për të mund të jetë ajo franceze dhe ‘Diario Gol’ raporton që PSG është e gatshme të transferoj atë nëse largohet nga Barcelona./arbresh.info/
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur