Anthony Joshua është duke shijuar pushimet e tij në Dubai pasi mposhti Carlos Takam para dy javësh me nokaut.
Ai ka udhëtuar për në Dubai për të pushuar dhe rimbushur ‘bateritë’ e tij por ai nuk ka lë anash ushtrimet e tij, shkruan arbresh.info.
28 vjeçari ka postuar një video në rrjetin social Instagram, në të cilën shihet duke bërë ushtrime të qafës.
Joshua është takuar në plazhet e Dubait me ish futbollistin e Chelseat, John Terry.

Terry është duke vuajtur nga lëndimi në këmbën e tij që ka pësuar gjatë një ndeshje për Aston Villan në kuadër të Championshipit.
Kampioni i WBA, IBF dhe IBO tashmë është duke u përballur me një presion të madh nga boksieri amerikan, Deontay
Wilder, i cili po i kërkon një meç. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...