Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kaçanik ka mbajtur takim me kryetarët e nëndegëve ku është konfirmuar mbështetja për kandidatin e Vetëvendosjes Basri Kodra.
Kryetari i LDK-së për Kaçanik Selim Reka, ka konfirmuar për Indeksonline se në balotazhin që do të zhvillohet me 19 nëntor elektorati i tyre do ti jap mbështetjen Basri Kodrës.
“Kryesia e LDK-së ka mbajtur takimin e radhës me kryetarët e nëndegëve të cilët paraqitën disponimin e elektoratit për ndryshim. Kryesia dhe strukturat e LDK janë në përkrahje të disponimit të elektoratit të tyre që në balotazh të përkrahë kandidatin opozitar pa kushte Basri Kodra kandidat i Vetëvendosjes”, ka thënë Reka.
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...