Javën e ardhshme ekzekutivi kosovar pritet të vendosë për pikat që do t’i diskutojë me qeverinë shqiptare në mbledhjen e dy qeverive që do të mbahet më 27 nëntor në Korçë.
Zv.kryeministri, Fatmir Limaj, i ngarkuar nga ana kosovare për t’u marrë me këtë çështje ka thënë se janë rreth 5 pika që do të diskutohen dhe do të nënshkruhen marrëveshje me palën shqiptare.
Limaj ka thënë në media se ndryshe nga herët e tjera, çdo marrëveshje e arritur deri më tani dhe këto që do të arrihen, do të monitorohen.
Një prej marrëveshjeve që mund të arrihet është edhe ajo për doganat ku përfshihet edhe vendosja e një pike doganore në Durrës.
Me këtë të fundit nuk po pajtohet Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës. Ai ka kërkuar nga institucionet që me kujdes të madh të shohin ndërmarrjen e një hapi të tillë.
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...