Sebastian Vettel nuk ka arritur për të dytin vit rresht që të shpallet kampion në Formula 1. Gjermani i Ferrarit edhe këtë sezon ka mbetur pas rivalit Lewis Hamilton të Mercedesit.
E titulli i fituar nga britaniku ka acaruar situatën në shtëpinë e ekipit italian. Sebastian Vettel katë herë ka fituar titullin e kampionit të botës me Red Bull Racing.
Në një intervistë për mediat gjermane, Sebastian Vettel është shprehur i zhgënjyer me kokëkuqen.
“Pikëllimi ishte aq i madh. Garë pas gare ne po humbnim terren, por është koha për ta kthyer faqen”, tha Vettel.
“Tani dua të përqendrohem në garën e Brazilit. Ka ende dy gara dhe një vend të dytë për t’u mbrojtur”, është shprehur 30 vjeçari gjerman.
Theksojmë se Hamilton aktualisht ka 333 pikë ndërsa Vettel 277 sosh, kur kanë mbetur edhe dy gara.
Barcelona rikthehet në krye të tabelës pas fitores me Levant...
Kosova publikon listën e gjerë për ndeshjen me Sllovakinë
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
E dhimbshme: Mërgimtari humb jetën në aksident
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...