Maqedonia gjendet në vendin e tetë të tabelës me vendet më të rrezikuara në botë nga ndryshimet klimatike për vitin 2016, të cilën sot e ka publikuar organizata gjermane “Xhermanvoç“.
Në analizën paraprake nga viti 2015, vendi është gjetur në vendin e 18, njofton Portalb.mk.
Indeksi global klimatik 2018, analizon deri në cilën shkallë vendet janë të gatshme nga pasojat e fatkeqësive natyrore (stuhi, vërshime, vala të nxehti etj.). Përgjithësisht, shkalla e rrezikshmërisë është shumë më i lartë te vendet më pak të zhvilluara në lidhje me shtetet e zhvilluara industriale.
Nga “Xhermanvoç“, thonë se indeksi është paralajmërim për atë që në të ardhmen mundet që të ndodh si pasojë nga fatkeqësitë ekstreme klimatike dhe ndryshimet klimatike.

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...