Kandidati për kryetar të Istogut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj e ka zyrtarizuar marrëveshjen e parë për koalicion.
Dreshaj ka bërë marrëveshje me Iniciativën e Pavarur të Istogut që drejtohet nga biznesmeni, Arif Elshani.
“Me Arif Elshanin edhe zyrtarisht jemi bashkë në balotazhin e 19 nëntorit. Jemi bashkë për të mposhtur të keqen dhe për t’i hapur rrugë të mirës në Istog.
Kam respekt të madh për këtë person dhe njerëzit e vlerave që janë të rreshtuar prapa tij.
Ky koalicion nuk do të jetë i vetmi në balotazh pasi që vullneti për ndryshim është te secili person, te secili subjekt dhe ju garantoj se qeverisjes së dobët të Haki Rugovës në Istog po i vije fundi” shkruan Dreshaj në Facebook
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...