Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë vizitës që bëri këto ditë në Gjermani sot përfundoi këtë të fundit duke u takuar me përfaqësuesin e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, përkatësisht me drejtorin ekzekutiv të Unionit, Bekim Brestovcin.
Ai kërkoi nga Brestovci që të mbështes Kosovën duke i thënë që Kosova është edhe e tyre.
Kjo është komunikata e plotë:
“Pas një serie takimesh me ndërmarrës të suksesshëm shqiptarë, që veprojnë në Gjermani dhe me përfaqësues në skenën politike gjermane dhe të Parlamentit Evropian, ministri i Infrastrukturës, Pal lekaj, i cili bashkë me deputeten Teuta Haxhiu dhe me bashkëpunëtorë po qëndron në vizitë zyrtarë në Gjermani, sot e përmbylli vizitën me takimin me përfaqësues të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, përkatësisht me drejtorin ekzekutiv të Unionit, Bekim Brestovcin.
“Duke qenë bashkë në angazhime, do të bëjmë që të ngrohen raportet në mes të diasporës dhe vendit tonë, Kosovës dhe të forcohet besimi i ndërsjellë”, tha ministri Lekaj gjatë bisedës me Brestovcin.
“Diaspora jonë ka nevojë për mundësi, e jo për demagogji. Ju faleminderit për pritjen! Mbështeteni Kosovën, sepse është e juaja!”, tha ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke i inkurajuar përfaqësuesit e bizneseve shqiptare në Gjermani që t’i shfrytëzojnë të gjitha mënyrat legjitime për ta ndihmuar rrugën e Kosovës drejt një zhvillimi më të hovshëm ekonomik”.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës