Aleanca për Shqiptarët do të mbetet pjesë e qeverisjes me LSDM dhe se kjo ka ardhur pas takimit të krerëve të këtyre dy partive, ku janë tejkaluar tensionet e ngritura gjatë fushatës zgjedhore.
Siç meson INA, në takimin midis kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të ASH është biseduar për të gjitha çështjet e hapura dhe se Sela ka bërë të ditur se angazhimi i tyre do të jetë aktiv në realizimin e programit të ASH në kuadër të reformave, që është përcaktim i qeverisjes së re.
Përveç kësaj Sela i ka përsëritur Zaevit qëndrimet se në zgjedhje janë shkelur rekomandimet e Pribesë si dhe janë bërë lëshime të tjera, që nuk duhet të përsëriten. Në këtë takim është biseduar edhe për detaje të tjera për funksionimin e qeverisjes si dhe miratimin e shpejtë të Ligjit për gjuhët.
Ndërkohë, ASH brenda pak ditëve do të nominojë edhe emrin e ministrit të ri të shëndetësisë, pasi që Arben Taravari u zgjodh kryetar i Gostivarit. Nga ana tjetër, me këtë siç mësohet shuhen shpresat që PDSH të bëhet pjesë e Qeverisë. Siç mësohet kjo parti kishte shprehur gatishmërinë për tu bërë pjesë e koalicionit qeverisës, nëse shkon ASH. Përveç kësaj ASH do të ruajë bashkëpunimin me Lëvizjen BESA.
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...