Cristiano Ronaldo ka treguar gjënë më të vlefshme në jetën e tij.Ylli i Real Madridit, ka folur për revistën “Hola!”, ku ka thënë se për të familja është privilegji më i madh.
Portugezi është duke pritur fëmijën e tij të katërt, dhe ka rrëfyer se të qenit baba ‘e ka zbutur’ në mënyrën më të mirë.Pas lindjes së binjakëve Eva dhe Mateo, 32-vjeçari dhe e dashura Georgina Rodriguez janë duke e pritur një vajzë, e cila Ronaldo ka zbuluar se do të quhet Alana Martina.
“Të shoh familjen time të rritet, është sinqerisht privilegji më i madh që kam pasur në jetë”, ka thënë Ronaldo për “Hola!”
“Të qenit baba më ka mësuar aspekte të dashurisë të cilat nuk i kam ditur se ekzistojnë. Më ka zbutur dhe më ka dhënë një perspektivë të re në atë se çfarë ka me të vërtetë rëndësi në jetë”, përfundoi Ronaldo.
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...